Angellov: Maqedonia mori atë që është më e mirë për çështjen e emrit

Angellov: Maqedonia mori atë që është më e mirë për çështjen e emrit

Marrëveshja nuk është e përsosur, por Maqedonia mori atë që është më e mirë me marrëveshjen e emrit, tha udhëheqësi i Partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov, përcjell FLAKA.

Ai thotë se me këtë marrëveshje Maqedonia bëhet një vend modern dhe anëtar i BE dhe NATO.

“Ajo që nuk arritën disa kryeministra maqedonas, disa presidentë, ajo që nuk e arriti Kiro Glogorov, Lupço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Boris Trajkovaki, Nikolla Gruevskit, arriti ta bëjë kryeministri Zoran Zaev. Falë tijë sot kemi në tavolinë marrëveshje, marrëveshje jo e përsosur dhe jo e drejtë, por prapë kemi marrëveshje, marrëveshje me të cilën naga ana jonë, Maqedonia, ka nxjerrë maksimumin, marrëveshje me të cilën garantohet identiteti ynë maqedonas, me të cilin garantohet gjuha jonë maqedonase, marrëveshje e cila garanton Maqedoni më të pasur, moderne dhe anëtare të BE dhe NATO-s”, tha Angellov. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 16, 2018 20:18

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA