Angjushev: Qeveria do t’i ndihmojë kompanitë edhe nëse nuk miratohet ligji

Angjushev: Qeveria do t’i ndihmojë kompanitë edhe nëse nuk miratohet ligji

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, siguron se edhe në rast të mosmiratimit në kohë të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, ndihma shtetërore do t’u paguhet kompanive. Ai thotë se shpallja për kompanitë e vogla dhe të mesme që të konkurrojnë do të publikohet këtë muaj, ndërsa për subvencionimin e investimeve kompanitë e mëdha do të mund të aplikojnë në prill, ndërsa ato kompani që do ta kalojnë filtrin, marrëveshjet do t’i bëjnë gjatë muajve të verës.

Ligji për mbështetje financiare të investimeve pritet ta kalojë në seancë të qeverisë dhe gjatë javës të jetë në rend dite në Kuvend për të votuar. Angjushev u bëri thirrje të gjithë deputetëve përfshirë edhe ata të opozitës që ta votojnë këtë ligj, i cili është në interes të shtetit.

“Edhe pse nuk pres që të kemi komplikime për këtë ligj, por nëse ka, ky ligj mund që këtë vit të kalojë si program i qeverisë pa asnjë problem, për arsye se paratë në buxhet janë të planifikuara dhe unë ju garantoj se do të implementohet. Të gjitha mjetet kompanitë do t’i marrin gjatë muajve të verës, ashtu është paraparë me ligj”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Pritet ndihmë shtetërorë të kërkojnë rreth 7 000 kompani. Dokumentet duhet t’i drejtohen Agjencisë për zonat teknologjike ose për investimet e huaja. Aplikimet do të filtrohen nga një komision i përzier i cili do të vendos se kush sa mjete do të marrë.

Lista e kompanive që do të marrin ndihmë do të shpallet publikisht, ndërsa ankesat do të zgjidhen nga ekipi ekonomik i qeverisë, tha Angjushev. Ai para Lidhjes së Odave Ekonomike paraqiti përfitimet e këtij ligji, por dëgjoi gjithashtu edhe problemet aktuale në punën e anëtarëve. Edhe nga Lidhja e Odave Ekonomike e presin ndihmën shtetërore.

“Të gjitha kompanitë të cilat kanë në plan të fillojnë me investimet e tyre nëpërmjet Fondit të Inovacionit do të kenë mundësi të aplikojnë për të kthyer paratë mbrapa, i inkurajoj ata që të aplikojnë edhe të përfitojnë nga investimi i tyre”,- theksoi kryetarja e LOE-s, Danela Arsovska.

Përveç fondeve buxhetore, për vitin e ardhshëm qeveria për mbështetje të kompanive  dëshiron të përfshijë edhe mjetet e IPA fondeve të cilat janë rreth 40 milionë euro.(tvm2)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 19:02

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE