Angjushev: Sapo t’u skadojnë licencat, disa fakultete do të pushojnë së ekzistuari

Angjushev: Sapo  t’u skadojnë licencat, disa fakultete do të pushojnë së ekzistuari

Sistemi arsimor nuk i plotëson nevojat reale të ekonomisë. Është shqetësuese që 90% e të rinjve shkojnë në studime në vend, dhe në të njëjtën kohë ne nuk kemi punëtorë të kualifikuar, si saldatorë, shoferë, etj., tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, përcjell FLAKA.

Kur u pyet për licencat e fakulteteve që ekzistojnë në numër të madh në vend, Zëvendëskryeministri Angjushev thotë se sundimi i ligjit do të vihet në dyshim nëse licencat e tyre nuk merren.

“Ajo që ka bërë kjo qeveri nuk është të lëshojë licenca të reja për fakultete të reja”, tha Andjushev, por ndërsa skadojnë licencat ata do të pushojnë së ekzistuari.

Nëse situata do të kishte qenë e ndryshme 18,000 punëtorë të aftë do të punësoheshin sot, tha sonte në “Top Tema” në TV Telma Zëvendëskryeministri. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 11, 2019 20:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA