Anija italiane shpëton emigrantët, s’lejohet në portet e Italisë

Anija italiane shpëton emigrantët, s’lejohet në portet e Italisë

Një anije tregtare italiane, me dhjetëra emigrantët të shpëtuar në bordin e saj, nuk u lejua që të ankoronte në portet italiane.

Anija “Vos Thalassa”, një mjet lundrimi që furnizon platformat e naftës në Mesdhe, shpëtoi 66 emigrantë pranë bregdetit libian. Por, kur lajmëroi për ngarkesën e saj, u ndalua që të ankorojë në portet italiane, e më pas emigrantët ia dorëzoi Rojes Bregdetare italiane, transameton TCH.

Qeveria italiane ka shkaktuar mjaft debate, pasi ndaloi ankorimin në porte të anijeve humanitare me emigrantë, duke i akuzuar ato se shërbejnë si taksi për refugjatët dhe nxisin trafikun e njerëzve.

Por “Vos Thalassa” është një anije italiane, nuk i përket asnjë organizate humanitare dhe nuk ishte në një mision shpëtimi. Thjesht shpëtoi njerëz nga mbytja, siç e thotë ligji i detit.

Kjo është hera e parë, që një anije italiane ndalohet që të hyjë në portet e vendit të saj, për shkak të politikës ndaj emigrantëve. Autoritetet italiane e mbrojtën vendimin e tyre me justifikimin se, anija “Vos Thalassa” nuk kishte pse të ndërhynte, pasi Roja Bregdetare libiane po shkonte drejt anijes së emigrantëve.

Incidenti i radhës ka shkaktuar mjaft debat, me kritikët e qeverisë së re italiane që thonë se ligji detar detyron çdo anije që të shkojë në ndihmë të atyre që po mbyten, e jo të pyesë më parë nëse bëhet fjalë për emigrantë të jashtëligjshëm apo njerëz me dokumente të rregullta.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2018 20:07
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...