Anti-korrupsioni dhe reformat presin Kuvendin

Anti-korrupsioni dhe reformat presin Kuvendin

Kjo përbërje parlamentare e ratifikoi Marrëveshjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, pastaj Marrëveshjen me Greqinë dhe presidenti Gjorge Ivanov nuk i nënshkruajti. Në një debat të gjatë dhe të tensionuar, pasuar nga protesta përpara Parlamentit, u miratua Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, por ligji ende nuk ka hyrë në fuqi. Për Ligjin për Gjuhët, opozita VMRO-DPMNE parashtroi mbi 35 mijë amendamente, të cilat e blokuan punën e Kuvendit, përcjell FLAKA.

Në Kuvend pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Antikorrupsionit, i cili nuk funksionon për muaj, sepse anëtarët kanë dhënë dorëheqjen pas zbulimit të një afere me shpërdorimin e parave të shtetit dhe po presin për ligje të tjera që do të bëjnë reforma në gjyqësi, media, në administratë, një ligj që do të zgjidhë problemet me minierat. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 20:38
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
20°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE