Anulohet seanca e deklaratës solemne për anëtarët e ri të KSHZ-së

Anulohet seanca e deklaratës solemne për anëtarët e ri të KSHZ-së

Anulohet seanca e deklaratës solemne për anëtarët e ri të KSHZ-së. Flaka mëson që sot herët në mëngjes anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ, janë njoftuar që seanca është prolonguar për afat të pacaktuar dhe se brenda kohës do të jenë të njoftuar me orarin e ri të zhvillimit të seancës në Parlament. 

Në arsyetim të organeve kompetente, është thënë që seanca prolongohet për shkak të angazhimeve të tjera të kryeparlamentarit Xhaferi.

Flaka mëson që kryeparlamentari Xhaferi sor do të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.

Ndryshe, përbërja e përkohshme gjashtëmujore e KSHZ-së u zgjodh me 100 vota “për” në mënyrë të shpejtë dhe pa diskutim në seancën e 56-të e cila u mbajt të mërkurën në mbrëmje, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.

Kryetar i KSHZ-së është Oliver Derkovski i propozuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa Ditmire Shehu nga BDI-ja për nënkryetare. Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM-ja, si dhe Enver Saliu nga BESA janë anëtarë të trupit më të lartë zgjedhor në shtet.

Me formimin e KSHZ-së u krijuan kushte për organizim të referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë për Marrëveshjen me Greqinë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 27, 2018 09:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA