Apeli e heq masën e ndalimit të shitjes së librit të Stojan Andov

Apeli e heq masën e ndalimit të shitjes së librit të Stojan Andov

Gjykata e Apelit e ka hequr masën e përkohshme me të cilën ndalohej shitja e librit të ish kryetarit të Kuvendit Stojan Andov, ” Për atentatin dhe pas tij”.

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e avokatit Andov, Zvonko Davidoviq, sipas të cilit vendimi i gjykatës së shkallës së parë ta ndalojë librin paraqet prejudikimin e gjykimit.

Gjykata Themelore Shkup-2 , më 21 mars të këtij viti mori vendim për ndalimin e përkohshëm për shitjen e librit të Stojan Andovit ” Për atentatin dhe pas tij”, pas padisë së Lubomir Fërçkovskit për shkeljen e të drejtave të tij personale, respektivisht për shpifje lidhur me atentatin e ish presidentit Kiro Gligorov.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:42
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.