Aplikacion rremë përditësimesh në Samsung, është shkarkuar 10 milionë herë

Aplikacion rremë përditësimesh në Samsung, është shkarkuar 10 milionë herë

Mëse 10 milionë përdorues kanë instaluar një aplikacion të rremë të Samsung quajtur “Updates for Samsung” i cili premton përditësime të firmware por në realitet dërgon përdorues tek një uebsajt me reklama dhe kërkon para për shkarkimet e firmware.

Aplikacioni shfrytëzon vështirësinë në shkarkimin e firmware dhe përditësimeve për telefonët Samsung. Updates for Samsung premton të zgjidhë problemet teknike të përdoruesve duke ofruar një hapësirë qendrore ku pronarët e telefonëve Samsung marrin firmware dhe përditësimet e sistemit operativ.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 9, 2019 22:49
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.