Aplikacioni “MOJ DDV”, i qasshëm edhe për IOS!

Aplikacioni “MOJ DDV”, i qasshëm edhe për IOS!

Nga Drejtoria për të Ardhura Publike bëjnë të ditur se aplikacioni “MOJ DDV”, tani më është i qasshëm edhe për IOS.

12 ditët e para aplikacioni “MOJ DDV”, ishte i qasshëm vetëm për sistemin android ndërsa për sistemin operativ IOS nuk ishte i qasshëm, nga sot aplikacionin “MOJ DDV”, mund ta shkarkojnë edhe në sistemin IOS.

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska theksoi se qytetarët ditët e para kanë pasur problem me skanimin e llogarive fiskale por kjo vjen nga problemi i kompanive që kanë me printerët. Lukarevska shtoi se kompanitë duhet të kujdesen për të mbajtur në servis të rregullt printerët dhe kasat fiskale që qytetarët të mos kenë problem gjatë skanimit të llogarive fiskale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 11:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA