Arben Agolli kandidat i Aleancës për Komunën e Dibrës

Arben Agolli kandidat i Aleancës për Komunën e Dibrës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Dibër, mbajti kuvendin zgjedhor, ku edhe e caktoi kandidatin e saj me të cilin do të garojë për postin e Kryetarit të Komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 21 prillit në Komunën e Dibrës.

Në praninë e 59 kuvendarëve nga gjithësej 65 , me votë unanime për kandidat për garën e të parit të Komunës së Dibrës u zgjodh dr. Arben Agolli.

Duhet theksuar se z Agolli ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme për komunën e Dibrës do të mbahen më 21 prill, bashkë me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa rrethi i dytë nëse asnjëri kandidat nuk siguron fitoren në rrethin e parë do të mbahet më 5 maj. fol.mk

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 22:25

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...