Ardita Osmani shkëlqen në garat botërore për violë

Ardita Osmani shkëlqen në garat botërore për violë

Kjo është Ardita Osmani, studente e fakultetit të arteve në UT për violë e cila u vlerësua me vendin e dytë në festivalin DAM në Prishtinë të organizuar nga Uest Coat Sinphony Orchestra nga Vankuveri i Kanadasë. Arta është e para nga Maqedonia është vlerësuar me një çmim të këtillë në këtë festival.

“Ishte një garë shumë e suksesshme, një garë shumë e madhe. Unë isha një ndër katër finalistet e asaj gare sepse kishte konkurrentë nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Fillimisht konkurruam me video audicion dhe pastaj pasi fitojmë atë garë. Kemi luajtur edhe live atje në 28 mars, para jurisë, ku ishin tre violistë dhe presidenti i orkestrës. Nëse do kalonim atë audicion shpallej edhe fituesi. Unë mora vendin e dytë ndërsa vendin e parë që mori një vilë me vlerë shumë të madhe, e mori kolegeje ime nga Shqipëria”, – thotë violistja Ardita Osmani.

Ardita, nuk ka ëndërr përformimin në skenat e mëdha botërore, por të bëhet një mësuese e denjë dhe të jap kontributin për gjeneratat e ardhshme. Fitimi i këtij çmimi ndërkombëtarë të Arditës për Universitetin dhe për profesorin e saj Blerim Grubi, është një risi. Ajo është dëshmi se fakulteti i arteve nxjerr kuadro të përgatitur.

“Ardita është një risi e madhe, sidomos për ne si institucion i Universitetit të Tetovës, për arsye se Fakulteti i arteve sjell kuadro të nivelit siç e pamë, që Ardita fitoi një çmim ndërkombëtarë në festivalin DAM që organizohet në Prishtinë që është ndërkombëtarë, ku mbi gjithë artistët, Ardita fitoi vendin e dytë. Për ne është sukses dhe këto janë fillimet e para për ne instrumentistët sepse janë artistët e parë që do të vinë tek ne në kohën më të re”, – tha Blerim Grubi, profesor në UT.

Grubi shpreson që kuadron e këtilla së shpejti do të kyçen dhe të përfaqësojnë shqiptarët edhe në institucionet e artit dhe kulturës në vend. (Alsat-M)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 9, 2018 19:15
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
5°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...