Arjanit Hoxha: Të unifikohemi për listën zgjedhore, mos ta dëmtojmë votën shqiptare

Arjanit Hoxha: Të unifikohemi për listën zgjedhore, mos ta dëmtojmë votën shqiptare

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat -M se ka folur për propozimet e partisë së tyre për ndryshimet e Kodit zgjedhor. Sipas tij, listat e hapura preferenciale duhet të jenë prioritet.

“Para se të bisedohet për modelin zgjedhor ne duhet të flasim për listat e hapura preferenciale, me këtë mandati i deputetit do të ishte më i fortë edhe përballë qytetarëve e jo si tani, ku qytetarët nuk e dinë se çfarë votojnë”, theksoi Hoxha.

Ai më tej nënvizoi se vetëm me një njësi zgjedhore është e rrezikshme për shqiptarët, duke e ditur se ka pjesë të vendit ku nuk ka asnjë shqiptarë por ka vetëm maqedonas. Hoxha gjithashtu tha se për të mbrojtur votën që mos dëmtohen shqiptarët, duhet të ndodhë një unifikim i gjithë spektrit politik shqiptar, ashtu siç unifikohen maqedonasit për interesat e tyre.(INA)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 19, 2019 22:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA