ARM, RISISTEMON GJENERALËT, PA DIJENINË E TIJ PENSIONOHET MUHAMET RACAJ

ARM, RISISTEMON GJENERALËT, PA DIJENINË E TIJ PENSIONOHET MUHAMET RACAJ

 

 

Dy gjeneralët e ARM-së, po bëjnë pranim-dorëzimin e komandave. Në kuadër të rishpërndarjes së gjeneralëve nëpër brigada, në një ceremoni solemne në kazermën “Ilinden” në Shkup, gjenerali i brigadës Metodi Haxhi Janev e mori detyrën e komandantit të Brigadës për operacionet speciale nga gjenerali i brigadës Orce Jordev.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se janë duke punuar në përmirësimin e kushteve të punës në ARM. Sipas saj përveç rritjes së pagave, në proces wshtw porositja e 14 mijë uniformave dhe çizmeve të reja për pjesëtarët e ARM-së dhe paralajmëroi disa renovime në kazermën “Ilinden”. Ministrja Sheqerinska tha se edhe reformat në pjesëtarët e armatës do të shtojnë efikasitetin e mbrojtjes.

“Qëllimi jonë është që të gjitha këto kapacitete, t’i vëmë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të shtetit. Qëllimi ynë me këtë kontroll mbrojtëse strategjik është që secilin kapacitet që e posedojmë, kurse potenciali më i madh jeni ju, ta shfrytëzojmë që armata jonë të jetë më efikase, më mirë e pajisur, më mirë e organizuar. Transformim, i cili do të sjell rezultate më të mira si për armatën, si për pjesëtarët e saj, ashtu edhe për Republikën e Maqedonisë”, tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Detyrën pritet ta dorëzoj edhe gjenerali shqiptar me gradën më të lartë ose njeriu i dytë i armatës, Muhamet Racaj, i cili do të zëvendësohet nga gjenerali Azim Nuredini. Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Racaj i tha TV21 se për shkarkimin e tij e ka kuptuar nga vendimi i shpallur në gazetën zyrtare. Ndërkaq, një gjeneral tjetër i pensionuar Zijadin Tushi thotë se nuk duhet që politika të përzihet në punët e armatës.

“Në rast se e kuptojmë thelbin kryesor, eprorët nuk janë njerëz të politizuar, mirëpo faktori politik po i politizon, madje i bën njerëzit që të jenë të partisë. Kështu bëhet partizimi i armatës. Më vjen keq që e them, por me një vend ku politizohet armata dhe institucionet tjera është shumë e vështirë të funksionoj shteti, jo vetëm në Maqedoni, por edhe kudo në tjetër vend”, tha Zijadin Tushi, Gjeneral i pensionuar.

Në ARM shënohen ndryshime edhe në eshalonët tjera, siç është rasti i togeres Aleksandra Boshkovska, e cila dje mori detyrën si komandante e çetës së parë në batalionin e parë të këmbësorisë në kazermën e Kumanovës. Nga Ministria e mbrojtjes thonë se ajo u bë femra e parë në historinë e ARM-së që do të komandoj një çetë, misioni i së cilës, është zbatimi i detyrave luftarake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri më 23 maj, në përputhje me dekretet e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, do të bëhet dhe pranim-dorëzimi i detyrave për pozitat e drejtorit dhe të zëvendësit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, të Komandës së bashkuar operative, si dhe për postin krye shef i shtabit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 18:36

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed