Armata mohon përfshirjen në dhunën në Kuvend

Armata mohon përfshirjen në dhunën në Kuvend

Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë i mohon informacionet për çfarëdo lloj përfshirje të ARM-së në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar duke i vlerësuar si informacione të rrejshme. Potencon se qëndron në dispozicion që në tërësi t’i prezantojë të gjitha të dhënat dhe të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha institucionet kompetente me çka përfundimisht do të vihet fund në interpretimet e mëtutjeshme spekuluese me të cilat dëmtohet imazhi i Armatës.

Në ekzistimin e deritanishëm të ARM-së, potencojnë nga SHM, në tërësi zbatohen parimet dhe procedurat e vendosura në hierarkinë dhe koordinimin përgjatë komandimit, me çka veprohet në bazë të kompetencave ligjore dhe rregullave të përcaktuara rreptësisht të cilat e rregullojnë këtë lëmi.

Ata potencojnë edhe se të gjitha mediet para publikimit të këtyre lajmeve në të cilat përmendet ARM-ja, informacione të besueshme mund të marrin nga zyra për marrëdhënie me publikun në SHM të ARM-së, e cila siç thonë, në mënyrë sa më transparente do t’ua dorëzojë të gjitha informacionet për të cilat janë të interesuara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 20:25

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE