Arrestohet ish shefi i kabinetit të DSK-së Toni Jakimovski

Arrestohet ish shefi i kabinetit të DSK-së Toni Jakimovski

Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, është marrë në pyetje për një vepër të re penale lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Siç njofton “A1on” prokuroria për krim të organizuar kërkon paraburgim për Jakimovskin.

Jakimovski sot ishte në pyetje për rastin e PSP-së “Shënjestra” për përgjim ilegal, ku u arrestua.

Jakimovski dyshohet për përvetësim të një shume të mëdha parash.

Ai akuzohet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimet ilegal, që kushtonte 10 milion euro. I dyshuari i parë Goran Grujovski, i cili ishte drejtues i Drejtorisë së pestë të MPB-së, i dyshuari i dytë është Jakimovski, ndërsa e dyshuara e tretë është ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Mars 14, 2019 18:31

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.