Arrestohet këngëtari i njohur amerikan për trafikim seksual

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan për trafikim seksual

R.Kelly është arrestuar nga policia e Chicagos, pasi mbi të rëndojnë akuza të reja, më e rënda ndër to për trafikim seksual.

Mediat amerikane raportojnë se janë 13 akuzat për të cilat ai dyshohet se është fajtor, duke përfshirë këtu dhe abuzimin me të mitur, për të cilën ai eshtë hetuar dhe më parë, apo dhe për pengim të drejtësisë. Arrestimi i 52-vjeçarit është bërë dhe nën mbikqyrjen e “Homeland Security”, pra Forcat e Sigurisë së Shtetit, pasi krimet që dyshohet se ka bërë janë federale.

R Kelly, emri i vërtet i të cilit është Robert Kelly, është akuzuar përgjatë dekadave të fundit për abuzim seksual në mënyrë të vazhdueshme. Ai u kthye në qendër të vëmendjes, pasi në ekran u shfaq dokumentari “Surving R Kelly”, pra “T’i mbijetosh R kelly”-t, që tregonte detaje mbi historitë kur ai përndiqte vajza adoleshente që nga fillimi i karrierës në muzikë.

Në shkurtin e 2019-ës ai u gjykua për 10 akuza për ofendim dhe sulm seksual, por e deklaroi veten jo fajtor dhe u lirua me kusht. Në maj, 11 pretendime të reja dolën kundër tij, për abuzime të rënda seksuale dhe abuzim me minorene në moshën 13 dhe 16-vjeçare. Sërish e dekalroi veten jo fajtor për to.

Nuk dihet ende nëse akuzat për të cilat tani është arrestuar janë të lidhura me të njejtat raste. Një personi mund ti ngrihen akuza federale, nëse kryen krime në më shumë se një shtet të SHBA. Këto raste janë shumë herë më të rënda se kur bën një “state crime”, pra një krim brenda një shteti dhe për rrjedhojë dhe dënimi për to është më i rëndë. /Blitz.al/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 13, 2019 22:45

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.