Arrestohet në Itali shtetasi i Maqedonisë, përgatiste sulm terrorist në emër të ISIS-it

Arrestohet në Itali shtetasi i Maqedonisë, përgatiste sulm terrorist në emër të ISIS-it

Policia italiane arrestoi një shtetas të Maqedonisë, i cili është i dyshuar se është përgatitur të kryejë sulm terrorist në emër të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI).

I dyshuari Agim Miftarov, i moshës 29 vjeçare, është arrestuar në qendrën për deportim të emigrantëve në Placo San Xhervazio në jug të Italisë, pasi policia vërejti aktivitete të dyshimta në profilin e tij në Facebook.

Ai është akuzuar për “përgatitje për kryerje të akteve terroriste”, për çka, sipas ligjeve italiane, është parashikuar dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë deri në dhjetë vite.

Miftarov përmes internetit ka lexuar përmbajtje propaganduese të SHI-së dhe ka shikuar pothuaj 900 video për trajnim të terroristëve.

Policia informon se sipas deklaratave të dëshmitarëve, ai është “vetëtrajnuar për aktivitete të ardhshme eventuale terroriste, ndoshta madje edhe në rajone të krizave, si Siria”.

Miftarov në Itali ka punuar si rojtar pyjesh dhe shpesh herë ka udhëtuar për në Maqedoni. Policia ka filluar ta ndjekë gjatë kthimit të tij në Itali në nëntor të vitit të kaluar, pas çka në prill është zënë gjatë përpjekjes për të shkuar në Maqedoni dhe është dërguar në qendrën për deportim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2018 20:37

REKLAMA

Maqedoni
3°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE