Arrestohet një person në Shkup, fotografoi fletëvotimin

Arrestohet një person në Shkup, fotografoi fletëvotimin

Një person është arrestuar në Shkup gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve presidenciale, pasiqë i njëjti ka fotografuar fletëvotimin, kanë konfirmuar nga MPB-ja.

Incidenti është regjistruar në vendvotimin në çerdhen “Srniçka” në Komunën Aerodrom.

MPB-ja për në orën 13 ka caktuar pres konferencë ku do të njoftojë në lidhje me ngjarjet.

Një person është ndaluar nga policia nga komunën Aerodrom për shkak se ka fotografuar fletëvotimin. Rastin për Alsat e konfirmuan nga MPB. Përveç këtij incidenti, votimi në objektin e çerdhes “Sërniçka” ka ecur mirë dhe pa probleme. Deri në ora 12, të drejt vote kanë shfrytëzuar rreth 20% nga numri i përgjithshëm i votuesve që gravitojnë në këtë qendër votimi.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 21, 2019 13:04
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.