Arsenal ofron 60 milionë euro për dy lojtarë të Realit

Arsenal ofron 60 milionë euro për dy lojtarë të Realit

Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për dyshen e Real Madridit, Mariano Diaz dhe Lucas Vazquez.

Gunners ka disa javë që po e kërkojnë sulmuesin e krahut ndërsa së fundit kanë shfaqur interesim edhe për qendër sulmuesin.

El Desmarque shkruan sot londinezët janë të gatshëm të ndajnë rreth 40 milionë euro për Vazquezin.

Gjithashtu, Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë njëzet milionë euro për ish-sulmuesin e skuadrës së Lyonit.

Nga ana tjetër, menaxhimi i Los Blancos janë të interesuar që të shesin disa prej yjeve pas transferimeve të njëpasnjëshme që kanë kapur shifrat e 300 milionë eurove.

Ndryshe, Arsenali deri më tani ka nënshkruar me Gabriel Martinellin e Ituanos, i cili u ka kushtuar shtatë milionë euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2019 21:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA