Arsimi në Gostivar, dy vite viktimë e politikës

Arsimi në Gostivar, dy vite viktimë e politikës

Mure të mykura, një çati që pikon gjithandej, një ndërtesë e shkatërruar që nuk është riparuar për pothuajse gjysmë shekulli. Në kushte të tilla, mbi 1.000 nxënës mësojnë në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar. Prindërit e fëmijëve thonë se autoritetet japin premtime çdo vit, që objekti do të rindërtohet, përcjell FLAKA.

Por fotografia është krejt ndryshm, në vend të një çati, autoritetet e qytetit kanë vendosur një najlon, dhe çdo shi që bie në klasat rrjedh ujë që pritet në kova, dhe më pas, mësimi ndërprerë, për shkak të instalimit të vjetër elektrik që mos vijë deri te ndonjë fatalitet.

Për rindërtimin e shkollës, është përgatitur një projekt i cili kushton rreth 250,000 euro, por i njejti assesi të realizohet. Vitin e kaluar, Komuna e Gostivarit njoftoi se duhet të përfundojnë procedurat e tenderit dhe këtë vit shkollor, siç premtuan, nxënësit mësimin do ta fillojnë në një objekt të rinovuar.

Ministria e Arsimit thotë se nuk është shpallur një tender për rindërtim, pasi që në projekt janë identifikuar disa kundërshtime dhe ato janë kthyer në komunë për korrigjim. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari tha se për shkak të kompetencave të shfuqizuara në fushën e arsimit, ai nuk kishte autoritetin për të bërë korrigjime në këtë projekt.

Drejtori i shkollës Igor Radevski thotë se kryetari i komunës ka autoritetin për të finalizuar projektin, por puna është në vend për shkak të përplasjeve politike midis komunës dhe ministrisë.

Arsimi në Gostivar për dy vjet është viktimë e ndërprerjeve politike në mes të komunës së Gostivarit, të kryesuar nga Taravari, i cila vjen nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga kuadrot e LSDM dhe tani BDI. Për shkak të përplasjeve të tyre, nxënësit, mësuesit dhe i gjithë procesi arsimor po vuajnë, shkollat janë me llogari të bllokuara, ka borxhe të energjisë elektrike dhe mungesë të fondeve për punë. FLAKA
BURIMI: TV TELMA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 21:24

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE