Artistët çegranas dhe Çegrani kërkojnë dhe meritojnë ta kenë Pallatin e Kulturës

Artistët çegranas dhe Çegrani kërkojnë dhe meritojnë ta kenë Pallatin e Kulturës

Drejtuesit e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, tani e disa vite po mbajnë t ë gjallë  idenë për ndërtimin e objektit të Pallatit të Kulturës në fshatin Çegran, i cili njihet si fshati më i  mëdh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka.

Por drejtuesit e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, përveç se shprehin zhgënjimin e thellë për mosrealizimin e kësaj nisme, shprehin edhe indinjatë përshkak të përjashtimit të Çegranit nga iniciativa e Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e Pallateve të Kulturës në Bogovinë dhe Kamjan.

Sipas drejtuesve të Shoqatës, irritimi bëhet më i madh kur kihet para sysh fakti se SHKA “Jahi Hasani” është e vetma shoqatë aktive në komunat rurale të Pollogut, dhe jo vetëm.

“Ky moment i ka irritur artistës e Ansambilit të cilët sapo janë kthyer nga Festivali i madh në  Udine të Italisë”, shprehet Zani Memedi, kryetar i Ansanmblit “Jahi Hasani”.

Ai shton që: “Kjo revoltë është e arsyeshme sepse po injorohet një vebdbanjm rural tani kur në Ministrinë e Kulturës kemi pasur dy ministra shqiptar Kjo është edhe më prekëse”.

Nga Ansambli shprehin shqetësimin që ministri i ri nuk e ka pa të udhës që të ndajë  5 minuta  kohë që ta viziton Çegranin dhe të shoh  kushtet e Ansamblit, e vetem aktive në Pollogë. Sipas tyre, kjo është e patolerueshme.

“Çdo mosardhje dhe vonesë është një hap para drejt zhgënjimit të madh për artistët tanë. Ne kemi merituar Pallatin dhe për këtë do ta ngrejmë zërin deri në fund. Nuk është korrekte punën  që e ben Ansambli jonë të kaloj dikund tjetër”, u shpreh Zani Memedi kryetar i Ansanmblit “Jahi Hasani.

Nga vizita e ekipit të Agjencisë së Lajmeve Flaka, u vërejt që edhe ato pak kushte që ka ambienti ku funksionon Ansambli, janë përshtatur me vetëkontribut.

Vlen të theksohet që Ansambli “Jahi Hasani”, ka një veprimtari të dendur brenda dhe jashtë kufive. Brenda kohës është prezantuar dy here radhazi në Turqi, një here tjetër në Itali si dhe në qytete të ndryshme të trojeve shqiptare, siç janë Struga dhe Prizreni. Vetëm gjatë prezantimeve jashtë, janë mbi 26 netë që artistët e Ansamblit i kanë bërë jashtë shtëpive të tyre me qëllimin e tyre fisnik për ta prezantuar kulturën, traditën dhe doket kombëtare në arenë ndërkombëtare.

Kujtojmë që me mbarimin e luftës së dytë botërore, nga viti 1945 deri në vitin 1966, në fshatin Çegran ka ekzistuar objekti dedikuar aktiviteteve kulturore që në mesin e popullatës thirrej “Domi”, apo Pallati për Kulturë.

Tani që flasim për histori, Selajdin Abduli mësimdhënës i këtij fshati thotë që në atë kohë kishte filluar ndërtimi i të ashtuquajturve “Dome”, si rezultat i një projekti rus.

Abduli thotë se objektet të tilla u ndërtuan nëpër shumë fshatra, përfshi edhe fshatin Çegran.

“Dome të tillë u ndërtuan nëpër shumë fshatra të Komunës së Gostivarit. Karakteristik e tyre ishte ndërtimi identik nëpër çdo fshatë ku objekte të ngjashme me Domin e Cegranit mund të gjendeshin edhe në Balindollë, Çajlë, Forinë, Vollkovi, Tenovë dhe disa fshatra të tjera. Domi ishte ndërtuar që të shërbej si Pallat Kulture që dëshmon për rëndësinë që i kushtonte kulturës sistemi i kohës”, shprehet Abduli, përcjell Flaka

Sulejman Xhelili, po ashtu mësimdhënës në shkollën e fshatit, thotë që me rritjen numrit të nxënësve e sidomos inkuadrimin e vajzave të para në shkollën tonë u rrit numri i  nxënësve në shkollë, dhe me këtë trend u paraqit edhe nevoja për paralele shtesë.

“Pas një kohe të shkurtër nga mësimdhënësit e kohës u bë përshtatja e ambienteve të Domit për nevojat e shkollës. Ky adaptim u bë në mënyrë graduale”, shton ai.

Nga ajo kohë, objekti ka ekzistuar dhe funksionuar me shumë sukses deri në vitet 1965, ku në rrethana të panjohura ishte përfshi nga flakët e zjarrit dhe për pasojë kishte dal jashtë funksionit. Veteranët e arsimit kujtojnë që në atë objekt ishin shfaqur projekte filmike, drama dhe shfaqe të tjera kulturore dhe artistike.

Në mjediset e Shtëpisë së Kulturës, kanë performuar shumë shoqëri dhe ansamble të ndryshme nga Maqedonia dhe shtetet fqinje siç është Kosova, shkruan Flaka

“Në  vitin 1960, për herë të parë në kuadër të shkollës në hapësirat e Domit kemi kinomatografinë e  parë ku shfaqeshin filma të cilët nuk ishin të dedikuara vetëm për nxënësit por edhe për qytetarët e interesuar. Domi siç u quajt në atë kohë, ka luajtur rolin në edukimin dhe solli në fshat shkëndijat e para të artit dhe kulturës.  Pas djegies, rrënimit dhe uzurpimit të objektit, mbeten vetëm kujtimet e kohës në mesin e banorëve më të vjetër të fshatit. Ky objekt, tashmë 60 vite nuk ka asnjë gjurmë ekzistimi”, kujtojnë banorët e fshatit Çegran.

“Kushtet që u krijuan tek Domi ishin kushte nga më të përshtatshmet për kohën, për herë të parë në Çegran kemi sallën e sportit e cila ishte e kompletuar me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet fizike të nxënësve. Mjediset e objektit të Domit për kohën që u ndërtua kishin hapësirë shumë të madhe me çka mundësoi edhe krijimin e shumë terreneve sportive për futboll,  handboll, volejboll, e tjerë. Po ashtu vlen të përmendet që në kuadër të Domit hasim edhe kuzhinën e parë në kuadër të shkollës, siç tregojnë edhe udhëheqësit e asaj kohe të Domit”, thotë Xhelili.

 

Kuzhina dhe ushqimet që ajo përgatiste u mundësuan nga organizata Amerikane “Undra”. Kjo organizatë furnizonte me pluhur qumështi, miell dhe produkte të tjera. Miellin e kësaj organizate udhëheqja e Domit e dërgonte në bukëpjekësit e qytetit me qëllim gatimin e bukës, karakteristikë dhe risi për këtë kohë ishte edhe përgatitja e simiteve për nxënësit.

Aktualisht, manifestimet zhvillohen në palestrën sportive të shkollës qendrore të fshatit, ndërsa ushtrimet mbahen në mjediset e shkollës tjetër. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 5, 2019 13:27

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...