Artisti Burhan Ahmeti prezantohet në Turqi dhe Kinë

Artisti Burhan Ahmeti prezantohet në Turqi dhe Kinë

Artisti gostivaras, Burhan Ahmeti vazhdon të ketë agjendë të ngjeshur brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi, Ahmeti udhëton në Turqi dhe Kinë, njofton Flaka  

Në prononcimin për redaksinë, Ahmeti njofton që nga data 5 deri 9 shtator do të jetë i ftuar në Universitetin Yildiz Teknik në Stamboll si udhëheqës i punëtorisë (workshopit) të grafikës artistike me ngjyra, në kuadër të projektit Engravist.

“Ky projekt përfshin 8 workshope që do udhëhiqen nga profesorë të grafikës me renome nga Turqia dhe Maqedonia, ku sejcili profesor do të demonstroj teknika të caktuara të grafikës. Unë jam caktuar që t’a udhëheq grupin me diku 16 studentë dhe disa profesorë, ku pritet që gjatë atyre ditëve të punojmë bashkë disa teknika të grafikës me ngjyra, me shtyp të thellë dhe të lartë. Çdo workshop do ketë nga 10-16 studentë apo profesorë tjerë të interesuar. Shpresoj që me njohuritë dhe përvojën time profesionale sadopak t’ju ndihmoj studentëve dhe kolegëve të mi në Stamboll njëherit duke shkëmbyer dhe eksperienca”, deklaron Ahmeti.

Një falënderim i veçantë, shprehet Ahmeti, i takon ideatorit të këtij projekti “Engravist” profesorit universitar dhe grafistit Lütfü Kaplanoğlu, i cili ka arritur që për një kohë të shkurtër të bëj shum aktivitete profesionale në fushën e Grafikës artistike duke i dhënë jehonë të madhe ndërkombëtarisht.

“Pas workshopit në Stamboll më pret një tjetër aktivitet goxha i rëndësishëm i grafikës artistike në Kinë. Bëhet fjalë për një rezidencë të artit në Guanlan. Pranova një ftesë, ku do të jem si pjesëmarrës në Qendrën Guanlan të grafikës origjinale artistike në Shenzhen të Kinës. Do jenë pjesëmarrës (grafistë) nga 20 shtete të botës ku duhet të realizohen dy grafika me nga 50 ekzemplarë për çdo grafikë, ku dyzet kopje do iu mbeten organizatorëve ndërsa dhjetë kopje të realizuara për në si autorë të grafikave. Pastaj është e paraparë kornizimi i grafikave si dhe organizimi i ekspozitës dhe bienales ndërkombëtare të grafikës me katalog”, vijon Ahmeti.

Për qëndrimin dy mujor në atë rezidencë të grafikës në Guanlan organizatorët çdo grafistë pjesëmarrës ua mbulojnë të gjitha shpenzimet duke i përfshirë edhe ato të rrugës, vizës, akomodimit, ushqimit dhe të vizitave të ndryshme të monumenteve kulturore.

Paraprakisht çdo grafistë iu është pregatitur kartelë speciale që të kenë qasje të lirë gjatë vizitave nëpër muze të ndryshme që janë paraparë të vizitohen.

“Unë do të qëndroj diku rreth 3 javë meqë jam i angazhuar edhe si profesor i artit në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup. Gjithashtu meqë kësaj rradhe nuk do mund të qëndroj dy muaj, organizatorët që tani më kanë bërë ftesë tjetër speciale për vitin e ardhëshëm po në të njëjtën qendër”, përfundon Ahmeti, i cili zakonisht është pjesëmarrës në evenimente të tilla ndërkombëtare. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 4, 2017 13:40

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°