Arusha zbret në brendinë e fshatit Vërtok të Gostivarit, rrezikohen banorët

Arusha zbret në brendinë e fshatit Vërtok të Gostivarit, rrezikohen banorët

Një muaj më herët,  është parë një arushë me të vegjlit e vet në rrugën që lidh Vrapçishtin me autostradën Tetovë -Gostivar. Para dy ditëve, rasti identik ka ndodhur në Vërtok të Gostivarit, njofton Agjencia e lajmeve Flaka 

Banorë të fshatit e kanë inçizuar arushën derisa ajo ka lëvizur përgjatë njërës prej rrugicave të fshatit. Ata njoftuan redaksinë që arusha ishte shfaqur në fshat ditën e shtunë rreth orës 10 të mbrëmjes.

Në kërkim të ushqimit, dukuri kjo e zakonshme në vigjilje të stinës së Dimrit, arushat zbresin nga hapësirat malore në vise të banuara rurale, madje duke shkaktuar edhe dëme për popullatën e gjerë dhe me theks të veçantë fermerëve dhe blegtorëve.

Nga shoqata e gjuetarëve “Mufllon”, me seli në Gostivar kanë bërë me dije se thuajse çdo ditë pranojnë ankesa nga banorë të viseve rurale.

“Thuajse çdo ditë të kësaj periudhe të vitit, banorë të fshatrave vinë dhe ankohen tek ne për dëmet e shkaktuara materiale në lashtat dhe pemishtet e tyre. Shumë banorë të zonës kanë shprehur ankesat e tyre në këtë drejtim”, njoftuan nga kjo shoqatë, nga ku potencojnë që të vetëdijshëm se nuk mund të marrin kompensim nga shteti për dëmet e shkaktuara, ato aq që mendojnë të iniciojnë ndonjë padi në këtë drejtim.

Sipas drejtuesve të shoqatës së gjuetarëve “Mufllon”, shtimi dhe prezenca e madhe e arushave në viset e banuara rurale, ka ndikuar shumë edhe si pasojë e ndalesës së gjahut.

Të ndodhur para një situate të tillë të palakmueshme, fermerët dhe blegtorët e dëmtuar janë të mendimit që të kërkojnë ndryshme të ligjit për mbrojtje nga arushat me çka do të lejohej eliminimi i tyre. Edhe pse janë duke shkaktuar dëme në mjediset rurale, arushat askush nuk mund t’i prek. Gjuetarët e ligjshëm por as qytetarët, as që tentojnë të marrin në shënjestër të tyre ndonjë arushë, për shkak se gjoba për vrasjen e arushave është enorme.

Sipas normave në fuqi, një gjuetar në raste të tilla ballafaqohet me gjobë prej 18.000 euro, duke mos llogaritur edhe dënimin me burg prej disa viteve. Në një situatë të tillë, banorët e fshatrave më të thella malore, me theks të veçantë fermerët dhe blegtorët, nuk shohin zgjidhje për problemet e tyre që përsëriten për çdo vit në vigjilje të stinës së Dimrit.

Gjuetia e paligjshme bie ndesh edhe me neni 228 të Kodit Penal të Maqedonisë, nen ky që klasifikon gjuetinë e paligjshme si vepër kriminale.

“Për personat që do të renditen në anën e kundërt të ligjit, krahas dënimeve në mjete financiare, neni
228 parashikon edhe privim nga liria prej 6 deri 3 vite, varësisht nga ajo se kur, ku, kur dhe çka është vepruar”, thonë nga Policia, edhe pse nuk përgjigjen mbi ankesat e ngritura nga banorët, me arsyen se nuk janë kompetentë për këtë problematikë.

Për më tepër, paralajmërojnë se në bashkëveprim edhe me shërbimet e tjera, dukshëm do të shtohen patrullimet në zonat malore të rajonit të Pollogut, duke ndërmarrë aktivitetit dhe masat e nevojshme për parandalimin dhe paraqitjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. Nga përllogaritjet e gjuetarëve të Gostivarit, në territorin më të gjerë të Gostivarit mendohet të ketë mbi 150 arusha. Flaka

Arusha me të vegjlit e vet në rrugët e Vrapçishtit

Arusha me të vegjlit e vet në rrugët e Vrapçishtit

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 4, 2019 12:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.