As në tremujorin e dytë nuk ka ndonjë sinjal se rritja e parashikuar ekonomike do të arrihet

As në tremujorin e dytë nuk ka ndonjë sinjal se rritja e parashikuar ekonomike do të arrihet

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në seancë është arritur në përfundimin se shumica e treguesve kyç për politikën monetare janë brenda pritshmërive. Disa përjashtime vërehen në pjesën e aktivitetit ekonomik, ku të dhënat fillestare për PBB-në në tremujorin e parë të vitit 2018 tregojnë një rritje minimale, e cila është nën lëvizjen e parashikuar, duke pasqyruar rritjen më të dobët të konsumit privat dhe rënien më të madhe të investimeve, konstaton Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit, përcjell FLAKA.

Devijime të tilla gjithashtu krijojnë rreziqe rënëse për rritjen e parashikuar për gjithë vitin 2018 nga 3.2%. Të dhënat në dispozicion për tremujorin e dytë nuk janë të shumta dhe në të njëjtën kohë ato janë divergjente, por kryesisht tregojnë një situatë disi më të favorshme në ekonomi krahasuar me tremujorin e parë. Kjo tregohet nga qarkullimi në tregti, rritja e të cilit është disi më e fortë krahasuar me tremujorin e parë, ngadalësimi i ndjeshëm në rënien e vlerës së punimeve ndërtimore të përfunduara, si dhe përmirësimi i treguesit të besimit ekonomik.

Arritjet e tregtisë së jashtme për muajin Prill dhe Maj tregojnë mundësinë e një deficiti tregtar disi më të ulët se sa pritej për tremujorin e dytë të vitit 2018.

Sa i përket lëvizjeve në sektorin monetar, të dhënat paraprake për muajin qershor tregojnë rritje të mëtejshme mujore të depozitave dhe aktivitetit të kredisë. Rritja mujore e totalit të depozitave është kryesisht rezultat i depozitave më të larta të korporatave, me një kontribut pozitiv por relativisht më të ulët të depozitave të individëve.

Sa i përket tregut të kredisë, rritja e aktivitetit të kredisë në qershor pothuajse në mënyrë të barabartë rrjedh nga kreditë e dhëna për individët dhe ndërmarrjet. Flukset e depozitave dhe kredive në periudhën prill-qershor janë më të larta sesa parashikohen për tremujorin e dytë të vitit 2018, duke iu referuar projeksionit të parashikimit për këtë periudhë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 21:57

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE