ASAP Rocky shpallet fajtor për sulm gjatë përleshjes në Stockholm

ASAP Rocky shpallet fajtor për sulm gjatë përleshjes në Stockholm

Reperi amerikan ASAP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, është shpallur fajtor për sulm gjatë një përleshje në Stockholm dhe i është dhënë një dënim dyvjeçar me kusht.

30 vjeçari gjithashtu është urdhëruar të paguajë dëmet për viktimën.

ASAP Rocky kaloi gati një muaj në paraburgim pas sulmit, i cili ndodhi në fund të qershorit, përpara se të lirohej përpara verdimit.

Gjithashtu dy anëtarë të grupit të ASAP Rocky, Bladimir Corniel dhe David Rispers, u shpallën fajtorë për të njëjtën akuzë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 22:50
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.