ASH: BDI dhe Asim Musa lënë në harresë spitalin e Gostivarit

ASH: BDI dhe Asim Musa lënë në harresë spitalin e Gostivarit

ASH, dega në Gostivar, përmes një konference për shtyp ka reaguar rreth funksionimit të Spitalit të Gostivarit, njofton Gostivari Sot

“Të nderuar qytetarë, të nderuar banorë të Gostivarit dhe rrethinës ju drejtohemi sot pikërisht nga Spitali i Gostivarit për ta shfaqur shqetësimin tonë për gjendjen momentale të spitalit të Gostivarit me qëllim që ta rikujtojmë Qeverinë gjegjësisht Ministrinë përkatëse për gjendjen e mjerueshme të spitalit. Gjithashtu nga këtu rikujtojmë edhe partinë shqiptare në pushtet se në çfarë kushtesh punojnë të punësuarit në këtë spital por edhe çfarë shërbimesh marrin pacientët nga ky spital e që në përqindje më të madhe janë shqiptarë”, tha Jasin Demiri nga ASH – Gostivar.

Sipas tij, shërbim shëndetësor nuk nënkupton vetëm staf mjekësh adekuat dhe profesionist por, nënkupton edhe
infrastrukturë adekuate si dhe aparaturë dhe instrumente me të cilat pacientëve do t’u jepen edhe diagnoza më të sakta dhe më të shpejta.

“Çka ndodhë në këtë spital flasin edhe vet pacientët por edhe fotografit të cilat dalin nga ky spital e ku të kap frika se mund të infektohesh nga ndonjë sëmundje e cila në këto kushte vetëm mund të komplikohet e jo të gjejë shërim. Mjaft më qytetarët e Gostivarit dërgohen për shërim nëpër Klinikat e Shkupit ku ne e dimë se cila është kostoja që e paguajnë pacientët. Rikujtojmë opinionin por edhe partinë shqiptare në pushtet edhe qeverinë e ministrin e shëndetësisë që në kohën Kur Arben Taravari ishte ministër kaloi në programin e qeverisë projekti i propozuar nga vetë ai për rikonstruim të Spitalit të Gostivarit”, theksoi Demiri.

Prandaj, th ai, sot ne pyesim këto të cilët flasin se punojnë dhe janë në shërbim të nevojave të qytetarëve, çfarë i bënë dhe ku e çuan këtë projekt i cili do të përmirësonte si kushtet për pacientët që i shërben ky Spital, ashtu edhe për të punësuarit.

“Me këtë rast unë dua të falënderoj donatorë të ndryshëm e sidomos mërgatën shqiptare e cila asnjëherë nuk është ndalur duke dhuruar për këtë spital vetëm e vetëm që këtu të zbusin sadopak gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë spital e që do të thotë më shumë përkujdesen donatorët se sa Ministria e cila buxhetin e ka nga taksapaguesit ndaj të cilëve ka obligim që tua kthej mjetet e tyre nëpërmjet shërbimeve të cilat dukshëm mungojnë”, tha ai.

Ndërsa, tha ai, për sa i përket punëve të cilat deri më tani i ka bërë kryetari Taravari nuk ka nevojë të flitet shumë sepse puna flet vetë, por ne me këtë rast disa edhe do i përmendim; 17 km Kanalizim, 12 km Ujësjellës , 11 km rrugë të asfaltuara, 4 Çerdhe, 14 Lojëtore për fëmijë, 3 Stadiume moderne për futboll, 2 qendra për trajtim të qenve endacak, 2.2 milionë euro borxhe të paguara të gjitha këto për vetëm dy vjet pushtet por nuk duhet harruar edhe opstrukcionet që na i bënin nëpërmjet Këshillit të Komunës pikërisht këta që sot ankohen se nuk është bërë asgjë për këto dy vjet. Theksojmë se qytetarët nuk  mund t’i gënjejnë pasi që ata i shohin dhe i ndjejnë të gjitha këto ndryshime në Gostivar. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Nëntor, 2019 17:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.