ASH kërkon tetë njësi zgjedhore, ndërsa Lëvizja Besa tre

ASH kërkon tetë njësi zgjedhore, ndërsa Lëvizja Besa tre

Pas deklarimit të Iniciativës së 12 deputetëve për ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, kanë reaguar partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë dhënë propozimet e tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Kjo paraqet realitetin në vend, ndërsa ajo është se disa bashkësi etnike votojnë në rajone të caktuara”, tha Fadil Zendeli, deputet i Besës.

Zendeli tha se ato angazhohen që votimi të bëhet me lista të hapura, dhe jo të mbyllura siç është bërë deri më tani.

Ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore, sepse partitë nuk mund të kenë kontroll në të gjithë vendin gjatë procesit zgjedhor dhe se ato dyshojnë se mund të ngritet censusi në mënyrë artificiale atje ku nuk ka kontroll.

“Ne mendojmë për një model të ri të për organizim të zgjedhjeve. Kërkojmë tetë njësi zgjedhore në përputhje me ndarjen rajonale që ekziston, me lista të hapura. Me këtë jo të gjithë njësitë do të kenë numrin e njëjtë të deputetëve, por në përputhje me numrin e votuesve në atë rajon”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 14:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA