ASHAM shënon 52 vjetorin e themelimit

ASHAM shënon 52 vjetorin e themelimit

ASHAM shënoi 52 vjetorin e themelimit. Kryetari, Taki Fiti, theksoi se programi i punës së Akademisë mbetet jashtëzakonisht shumë i pasur dhe përfshin tema të ndryshme, kryesisht të përqendruara në gjendjen aktuale të vendit ku preken të gjitha fushat e jetës shoqërore.

“Sundimi i së drejtës dhe demokracisë mbetet kapitulli kryesor që i hap rrugën vendit në procesin e bisedimeve me BE-në, ndërsa e një rëndësie të veçantë mbeten edhe sfera e arsimit, shkencës, hulumtimit, politikat inovative, ekonomia, energjetika dhe ambienti jetësor. Vëmendje të veçantë i vendosëm statusit të artit, kulturës, gjuhës, multikulturalizmit, të cilat janë tema me rëndësi të veçantë në vete për akademinë. Ne kemi një numër të madh të projekteve në sferat e lartpërmendura, vetëm këtë vit punojmë në 89 projekte shkencore dhe artistike”,- deklaroi kryetari i ASHAM-it, akademik Taki Fiti.

ASHAM bashkëpunon me një numër të madh të akademive ndërkombëtare, prioritet mbetet bashkëpunimin me akademitë e vendeve fqinje, pasi që kjo luan rol të rëndësishëm në mbylljen e çështjeve të hapura me to, shtoi Taki Fiti.

Ndryshe, ASHAM ka 41 nga 107 punime shkencore të publikuara këtë vit që janë me impact-factor e të cilat afirmojnë shkencën dhe kulturën në nivel ndërkombëtar. ASHAM ndau sot edhe çmimin “Bllazhe Koneski” për Marija Soleckan, Marija Bezhanovskan dhe Borisllav Pavllovskin për promovimin e literaturës dhe gjuhës maqedonase në vendet ku jetojnë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA