Atletico gjen pasuesin e Griemzann, vlen 105 milionë funte

Atletico gjen pasuesin e Griemzann, vlen 105 milionë funte

Teksa pritet zyrtarizimi i Antoine Griezmann te skuadra e tij e re, te Atletico e Madridit nuk kanë mbetur duarkryq.

Skuadra e vogël madrilene ka nisur punën për të gjetur pasuesin e francezit dhe sipas “AS”, zëvendësuesi i tij do të vij nga Portugalia.

Nuk është një emër dosido, por ai i yllit të Benficës, Joao Felix. Adoleshenti i kampionëve portugez është lakmuar nga shumë gjigantë europian, me Juventusin, Manchester United dhe Manchester Cityn që janë në ofensivën finale për një akord me 19 vjeçarin, transmeton KJ.

Klauzola e lirimit të tij është vendosur në 105 milionë funte dhe mediat në Spanjë sugjerojnë se trajneri i Atletikës, Diego Simeone, e ka vendosur portugezin në krye të dëshirave për këtë merkato vere.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 20:39
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.