Atraksioni veror në Gostivar, emrin e ka 3M Sport, vihet në funksion Pishina moderne | FOTO

Atraksioni veror në Gostivar, emrin e ka 3M Sport, vihet në funksion Pishina moderne | FOTO

Atraksioni veror i viti 2017 në qytetin e Gostivarit, emrin e ka 3M Sport, Qendra Sportive moderne që së fundmi vuri në funksion pishinën vere, e krijuar me të gjitha parametrat bashkëkohore dhe të teknologjisë së fundit botërore, njofton Flaka. 

Terraca e pishinës së Qendrës Sportive “3M”, posedon edhe pishinën për të vegjlit e cila paraqet edhe kënd lojërash, kurse funksionon edhe kafe bari dhe hamburgeria që sjellin të freskëta pijet dhe ushqimet.  Terraca posedon edhe çadra dhe krevate plazhi.

Po ashtu, Qendra Sportive 3M posedon zhveshtore e shumta, toalete, dush kabina dhe mbi 200 kasaforta për sigurimin e gjësendeve me vlerë gjatë kohës së qëndrimit në këtë qendër.

Në terrenin sportiv për futboll të vogël, po ashtu, funksionon këndi i lojrave dhe kafe bari në brendi të objektit.

Qendra Sportive “3M”, është vendosur në hyrje të fshatit Zdunjë, afër ish fabrikës së tekstilit Dekon, respektivisht në afërsi të Restorant Mond Bland.

Në suaza të qendrës, prej kohësh funksionon terreni i mbyllur për futboll të vogël, ndërkohë që funksionin edhe dyqani për veshje sportive 3M.

Ky projekt gjigand nuk mbaron me kaq. Brenda kohës do të vihet në funksion edhe pishina e mbyllur si dhe do të ndërtohen terrenet sportive në natyrë për futbolll të vogël dhe tenist. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 14, 2017 08:43

REKLAMA

REKLAMA