Audi tregon fuqinë e makinave elektrike

Audi tregon fuqinë e makinave elektrike

Të lansuarit e një makine të re, kërkon shumë përkushtim dhe kompanitë punojnë vazhdimisht, që ta bindin klientin për ta blerë

Kur është fjala për makina elektrike, gjithçka bëhet edhe më e vështirë, sepse blerësit ende nuk janë bindur në kapacitetet e EV.

Situatën e ka kuptuar më së miri Audi dhe ka shpërndarë një reklamë, për të treguar fuqinë që kanë makinat elektrike, si dhe cilësinë e lartë.

“Nuk është për ty” titullohet reklama e shkurtër, që tregon se këto makina janë për të gjitha terrenet, përfshirë edhe pistat e garave, ndërsa mund të përshtaten në çdo mot.

Nëpërmjet këtij materiali, është dashur të tregohet se makinat elektrike kanë autonomi të vozitjes, si dhe mund të mbushen në hapësira të ndryshme.

Deri më tani, është vetëm kjo reklamë që e ka shpërndarë Audi, duke mos treguar nëse ka në plan ndonjë makinë elektrike në të ardhmen e afërt.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 23:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA