Avramopulos i bën thirrje Shqipërisë të ulë numrin e azilkërkuesve në BE

Avramopulos i bën thirrje Shqipërisë të ulë numrin e azilkërkuesve në BE

Komisioneri i Bashkimi Evropian për Migrim, Dmitris Avramopulos, të hënën në konferencën për media ka theksuar se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur.

“Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, ka shkuar në 7 mijë e 138.”

Ai shtoi se persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE.

Avramopoulos shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa.

Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

Numri një i Migracionit të BE-së bëri thirrje shteteve që të pengojnë keqpërdorimin e vizave, edhe pse numri i tyre është më i ulëti që nga viti 2014-të, shkruan Deutsche Welle.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 21:41
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.