Baçev: OSBE me raporte të përgatitura më herët

Baçev: OSBE me raporte të përgatitura më herët

Baçev tha në takim se është i vetëdijshëm për mundësitë e misionit, që ka mision monitories për nevoja të mentorëve të tyre politikë dhe shkruan raporte që përbëhen kryesisht nga përmbajtja e njejtë, vetëm ndryshohet data e raportimit.

Baçev në mënyrë të qartë dhe kategorike kërkoi që në raportin e OSBE-së, por jo në atë që do të bëhet publik por në raportin që real që nuk nxirret për opinion, Petersen të raportojë se pa marrë parasysh se koalicioni “Bojkotoj “ përballet me një kundështar të fuqishëm që nuk kursen paratë për shkatërrimin e popullit maqedonas, këtë herë do të fitojë, sepse bëhet fjalë për një luftë të shenjtë për mbijetesën e një kombi.

Bacev thotë se kanë argumentin e fuqishëm, populli maqedonas dhe një pjesëe madhe e qytetarëve të vendit, nuk e duan antarësimin në NATO dhe BE dhe ndryshimin e emrit, identitetit , historisë dhe traditës së popullit maqedonas.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 15, 2018 19:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA