Bakteria E Coli dhe simptomat e infeksionit nga ajo

Bakteria E Coli dhe simptomat e infeksionit nga ajo

Bakteri E. Coli kryesisht njihet si shkaktar i helmimeve nga ushqimi.

Sidoqoftë, një përhapje e fundit e këtij bakteri në SHBA ka shpirë në vdekjen e pesë njerëzve dhe në kontaminimin e rreth 200 personave.

Jo vetëm se mund të infektohen personat që hanë ushqim me E. Coli, por edhe ata persona që bien në kontakt me këtë bakter.

Por, çfarë është saktësisht bakteri E. Coli, cilat janë simptomat e një infeksioni dhe si mund të trajtohet?

Çfarë është E. Coli

E. Coli, ndryshe njohur si Escherichia coli, është lloj i zakonshëm i baktereve që njihet për shkaktimin e irritimit në stomak dhe helmimin nga ushqimi.

Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve shpjegojnë se bakteri gjendet në ushqime të ndryshme, në ambient dhe në zorrët e gjitarëve, duke përfshirë njerëzit.

Ndonëse zakonisht kontakti i këtij bakteri me një person mund të mos shkaktojë fare dëme, ka raste ku njerëzit sëmuren tejet shumë dhe mund të vdesin.

Cilat janë simptomat e një infeksioni nga bakteri E. Coli?

Shenjat se mund të jeni të infektuar nga bakteri E. Coli mund të shfaqen pas përafërsisht tri apo katër ditëve.

Simptomat përfshijnë diarrenë, dhimbjet në bark, vjelljen dhe marramendjet.

Ky bakter mund të shkaktojë edhe probleme tjera, duke përfshirë cista, infeksione në trakt urinar dhe pneumoni.

Si mund të parandalohet një infeksion i tillë?

Pasi që E. Coli mund të mbijetojë edhe jashtë trupit, është e rëndësishme të praktikoni higjienë të mirë për t’i reduktuar shanset që të infektoheni.

Ekspertët rekomandojnë t’i pastroni duart mirë pas përdorimit të tualetit, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pasi të keni kontakt me kafshë dhe kur t’ia ndërroni pelenat bebes.

Vlen të ceket se edhe konsumimi i mishit të pa gatuar mirë mund t’jua rritë shanset për t’u infektuar nga ky bakter.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 22:51
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...