Banka Botërore premton përkrahje për Qeverinë për zhvillim ekonomik të Maqedonisë

Banka Botërore premton përkrahje për Qeverinë për zhvillim ekonomik të Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski, sot u takuan me Cirill Miler, nënkryetarë i Bankës Botërore, në Uashington, i shoqëruar nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perendimor, Linda Van Galder dhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë, Marko Montovaneli, transmeton FLAKA.

Përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore shprehën përkrahjen e tyre për Qeverinë e re të Maqedonisë. Është vlerësuar se mbarimi i krizës politike dhe politikat reformatore të Qeverisë hapin mundësi të reja dhe persketivë për Maqedoninë. Për këtë, Banka Botërore ka shprehur përgatitje ti ndihmojë Qeverisë në tentimet për vende të reja të punës, klimë të mirë biznesi, investime. Është biseduar për përkrahje të Bankës Botërore përmes sistemit për menaxhim të funksioneve publike dhe konkurrueshmërinë në ekonomi.

Kryeministri Zaev njofoti se prioritet të larta të Qeverisë janë të sigurojë stabilitet të ekonomisë dhe zhvillimit.

“Qeveria është fuqishëm e përkushtuar që të gjithë qytetarët të ndjejnë benefite nga zhvillimi ekonomik. Qëllimi ynë është standard i mirë jetësorë për të gjithë. Për këtë Qeveria do ta rris përkrahjen për ndërmarrjet vendore, kurse krijojmë kushte edhe për investimet reale të huaja”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev, paralajmëroi rritje të pagës minimale nga shtatori dhe sistem fer të tatimit, që të zvogëlohen dallimet sociale në shtet. Kurse për klimë stabile ekonomike, kryeministri paralajmëroi se janë duke u planifikuar reformat me qëllim të sigurohen gjyqësor i pavarur dhe institucione profesionale.

Në takim, përfaqësuesit e Bankës Botërore e përshëndetën orientimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe të Qeverisë për përkrahje të zhvillimit rajonal si kusht të rëndësishëm për zhvillim ekonomik të Maqedonisë dhe të shteteve të rajonit. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 13, 2017 21:35

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°