Banka Popullore, parashihet rritje ekonomike prej 3.5%

Banka Popullore, parashihet rritje ekonomike prej 3.5%

Banka Popullore parashikon rritje ekonomike prej 3.5% për këtë vit dhe 3.8% vitin e ardhshëm.

Ajo mbetët në projeksionet e muajit prill, por pranon se rreziqet tani janë rritur si nga pasiguria globale ashtu edhe nga rreziqet brenda vendit. Si rrezik shtesë është edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Është e mundur që zgjedhjet të kenë ndikim në ngadalëësimin e aktivitetit ekonomik, por ajo që është karakteristikë se efektet ndjehen në afat të shkurtër dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike, por është e rëndësishme që në këtë periudhë të vazhdohet me reformat strukturore, sepse ata janë faktorë më i rëndësishëm që e determinon rritjen”,- deklaroi guvernatorja e re BPRM-së, Anita Bezhovska.

Një nga supozimet kryesore për arritjen e skenarit makroekonomik janë projektet e infrastrukturës publike, për të cilat deri në shtator janë shfrytëzuar vetëm 40 për qind të parave.

Bezhovska thotë se nëse shpenzimet kapitale bien ndjeshëm banka qendrore do të korrigjon parashikimet, e cila mund të ndodh nëse ka ndryshime në projeksionet e qeverisë për deficitin buxhetor i cili ndikon drejtpërdrejt në rritjen e borxhit publik i cili është 48% nga BPV.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojë konsolidimi fiskal me anë të së cilës do të kontribuohet për stabilizimin dhe uljen e borxhit publik. Fakt është se borxhi publik është dyfishuar në krahasim me periudhën para krizës. Por, shihet se periudhën e fundi ai sillet rreth 48 %, vitin e kaluar përfundoi me 48.6 %, ndërsa tani është zvogëluar në 47.7%”,- tha guvernatorja e re e BPRM-së, Anita Bezhovska.

Qeveria dhe BP kanë projektuar se ekonomia do të ritët për 3.5% në krahasim me institucionet financiare ndërkombëtare të cilat parashikojnë rritje ekonomike më të ulët të BPV-së, gjegjësisht 3.2%. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA