Bankat në Maqedoni shënojnë rekord fitimesh!

Bankat në Maqedoni shënojnë rekord fitimesh!

Bankat vazhduan të rrisin fitimet në vitin 2017. Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se në 2017, bankat fituan 106.6 milionë euro ose gati 4 milionë më shumë se 2016, që është një fitim rekord deri më tani, përcjell FLAKA.

Por bankat nuk e ndajnë fitimin në mënyrë të barabartë. Pjesa më e madhe e fitimit, ose 95.6 milionë euro, janë bërë nga bankat e mëdha, 11.4 milionë banka të mesme dhe bankat e vogla kanë humbur rreth 470 000 euro. Nëse krahasojmë fitimet në fund të vitit me atë të arritur në tremujorin e tretë, del se në vetëm tre muaj fitimet e bankave të Maqedonisë arritën në mbi 31 milionë euro.

Ekonomistët nuk habiten nga fitimet e larta të bankave të realizuara në vitin kur rritja ekonomike ishte zero. Sektori bankar, sipas disa prej tyre, tregoi stabilitet pavarësisht nga trazirat e forta dhe kulmi i krizës politike.

“Rritshmëria e lartë e bankave është për shkak të masave paraprake të kreditimit të klientëve të klasit të parë, të cilët mund të kthejnë bazën dhe normat e interesit. Duke kredituar familjet, bëhet shpërndarja e rrezikut të lartë. Një politikë e tillë konservative jep rezultate mbi rentabilitetin, jo vetëm midis bankave të mëdha, por edhe në ato të mesme”, thotë ish-guvernatori i BPRM, Lube Trpevski.

Shumica e të ardhurave janë realizuar përmes normave të interesit. Për një vit ata mblodhën 254 milionë euro, dhe vetëm nga familjet grumbulluan 150 milionë euro. Ata në arkë vendosën një tjetër 71 milionë euro nga taksat dhe pagesat. Qytetarët, që nga janari, u detyrohen 2,3 miliardë euro bankave dhe shtëpive të kursimit ose llogaritur ndryshe  për kokë banori kemi borxh ndaj bankave nga rreth 1150 euro. FLAKA

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 21:35
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
5°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...