Barça paguan klauzolën prej 35 milionë eurosh për Lenglet

Barça paguan klauzolën prej 35 milionë eurosh për Lenglet

Mbrojtësi francez do të jetë përforcimi i radhës i katalanasve.

Barcelona do të ketë përforcimin e dëshiruar në mbrojtje dhe është pikërisht Clement Lenglet të cilin e kërkonin tash e sa kohë.

Bisedimet me drejtuesit e Sevillas ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën por Barcelona ka qenë e shpejtë duke paguar 35 milionë euro.

Lenglet ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron ekipin katalanas ndaj dhe refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i kryer.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 20:12

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
1°
Thu
2°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE