Barcelona pa Messin barazon me Huescan

Barcelona pa Messin barazon me Huescan

Me fitoren e arritur 2-0 ndaj Atleticos javën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i dha mundësi shumë prej lojtarëve titullarë të skuadrës, ndër të cilët edhe Messi e Suarez, të qëndronin pushim për të rikuperuar energjitë e shpenzuara në dy takimet e fundit, ku më i rëndësishmi ishte ai me Manchester United në çerekfinalen e vajtjes në Champions.

Në formacionin e dytë që nga minuta e parë katalanët kishin humbur shumë nga forca sulmuese, gjithsesi arritën të ruanin të paprekur portën e mbrojtur nga Ter Stegen, duke e mbyllur takimin në barazim pa gola.

Skuadra tjetër katalane, Espanyoli, fitoi 2-1 takimin me Alaves, rezultat që e ngjit në kuotën e 41 pikëve, në mesin e tabelës, Skuyadra tjetër katalane, Espanyoli, fitoi 2-1 takimin me Alaves, rezultat që e ngjit në kuotën e 41 pikëve, në mesin e tabelës, çka i jep qetësi për mbijetesën, edhe pse matematikisht është ende e rrezikuar, kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 20:17
Loading...