Barcelona prezanton Coutinhon

Barcelona prezanton Coutinhon

Futbollisti brazilian ka dhënë edhe deklaratën e parë pas prezantimit si lojtar i Barcelonës.

Në stadiumin Camp Nou u prezantua Philippe Coutinho i cili u transferua nga Liverpooli për 160 milionë euro.

Braziliani që dukej shumë i lumtur për kalimin e tij në Barcelonë, u shpreh mezi pret të luajë përkrah lojtarëve si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Andres Iniesta.

“Transferimi te Barcelona është një ëndërr, pasi do të kem mundësi të luaj me idhujt e mi. Shpresoj të fitojmë gjithçka”, tha Coutinho.

Coutinho është i lënduar dhe do të mungojë përreth 20 ditë para se të debutojë me Barcelonën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 8, 2018 23:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA