Barcelona rimerr veten dhe vendos rekord

Barcelona rimerr veten dhe vendos rekord

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titullin në Spanjë, duke mundur 2-1 Valencian.

Por më shumë se për renditjen në kampionat, fitorja shërbeu për moralin e katalanasve, të cilët panë gjatë mesjavës t’u largohej trofeu që kërkonin më shumë, Liga e Kampioneve, pas përmbysjes spektakolare të Romës. Me Kutinjon në rreshtim, katalanasit dukeshin shumë më agresivë dhe pikërisht një asist i brazilianit i dha mundësinë Suarezit, të shënonte golin e avantazhit, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Në fillimin e të dytës, ishte Umtiti që gjeti rrjetën, pikërisht pas një goditje nga këndi të Kutinjos, duke dyfishuar shifrat dhe duke bërë më të thjeshtë suksesin e Barcelonës. Valencia gjeti rrjetën në minutat e fundit, por falë pakujdesisë së Dembele, i shkaktoi 11-metërsh, pasi miqtë nuk dukej se ishin në gjendje të shqetësonin katalanasit të cilët mbyllën ndeshjen qetësisht me fitoren 2-1. Suksesi i jep mundësinë atyre të arrijnë shifrën e 39 ndeshjeve radhazi pa humbje në kampionatin spanjoll, duke vendosur rekordin e ri në Spanjë, pasi shifrën 38 e ndanin me Real Sociedadin e sezonit 1979-1980.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 22:44

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE