Barcelona, uniformat e stërvitjes vlejnë 57 mln euro!

Barcelona, uniformat e stërvitjes vlejnë 57 mln euro!

Barcelona dhe Beko kanë arritur një marrëveshje për të pasur një sponsor në uniformat e stërvitjes.

Katalanasit nuk kanë pasur kurrë më parë një sponsor në këto uniforma dhe kompania turke do të jetë e para që do ta bëjë një gjë të tillë.

Marrëveshja është arritur për tre vitet e ardhshme dhe “blaugrana”-t do të marrin 19 milionë euro në sezon, për një total prej 57 milionë eurosh. Beko ka bashkëpunuar më parë me kryesuesit e La Liga-s dhe logo e tyre ka qenë në mëngët e fanellave të ekipet të parë.

Marrësveshja është finalizuar dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi, që mund të bëhet javën e ardhshme, duke parë se Barcelona nuk ka ndeshje në mesjavë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:51
Loading...

Publicitet

Moti sot
6°
1°
Mon
2°
Tue
2°
Wed
3°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE