Basha: Do anulojmë ligjin abuziv të pronave

Basha: Do anulojmë ligjin abuziv të pronave

Kryetari i Partisë Demokratrike Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Pogradecit që me 16 shkurt të bashkohen në protestën e opozitës në Tiranë, ndërsa ka theksuar se PD do anulojë ligjin abuziv aktual të pronës.

Kryetari i opozitës Basha pas takimit me qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesit u shpreh se PD është parti pro pronës.

“Do të anulojmë ligjin abuziv aktual të pronës i cili heq shpronësimin me vlerë tregu”, theksoi ai.

Më tej, Basha shtoi se PD e ka çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Ju garantoj, e kam thënë dhe po e përsëris, ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky ligj”, tha Basha.

“Në do ta rrëzojmë këtë ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu. Ky është qëndrimi ynë. Kemi pesë vjet që e themi se ky ligj do të anulohet dhe ju do të dëmshpërbleheni me vlerë tregu. Këtë ligj e kemi çuar në Strasburg për ta luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Ditën kur të na besoni me votë, do ta anulojmë këtë ligj. Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertat politike. Më 16 shkurt eja edhe ti me pogradecarët e tjerë t’i bashkohesh protestës në Tiranë”, tha Basha. /Atsh

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 12, 2019 19:59
Loading...

 

 

 

ARKIVI I LAJMEVE