Basha: PD e gatshme të përfshihet në një proces të vërtetë politik

Basha: PD e gatshme të përfshihet në një proces të vërtetë politik

“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtare se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe Parlament ilegjitim”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët pasditen e së martës.

“Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë më mundësi të marrë peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet”, tha Basha.

“Precedentët nuk mungojnë, as në ‘91 as në ‘97, as në rajon, mungon vetëm vullneti i atij që mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkurtër që një politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krizë e thellë politike nuk mbyllet me propagandën bajate të ERTV-së”, shtoi kreu i PD-së./Top Channel/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:10
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.