Bayerni nuk toleron, fitore me goleadë ndaj Gladbach

Bayerni nuk toleron, fitore me goleadë ndaj Gladbach

Bayern Munich nuk lë asgjë për rivalët në Bundesligë. Edhe pse është shpallur matematikisht kampione, skuadra e Jupp Heynckes vazhdon të fitojë dhe e bën këtë me goleadë.

Në Alianz Arena, bavarezët mposhtën 5-1 me përmbysje Borussia Moenchengladbach. Goli i shpejtë i zviceranit Josip Drmic për miqtë krijoi përshtypjen se Bayerni do të toleronte disi, por duke ditur rivalitetin e ashpër mes këtyre dy skuadrave, bavarezët reaguan fuqishëm duke përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë të sulmuesit Sandro Wagner në minutat e fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë Thiago Alcantara, David Alaba dhe Robert Lewandowski vulosën fitoren e thellë 5-1 të Bayernit që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 75 pikëve, plot 23 më shumë se Schalke 04 që këtë të dielë do të sfidojë Dortmundin në derbin e Ruhrit.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 22:52
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...