Baza sovjetike në Gjermani, statuja e Leninit është ende aty

Baza sovjetike në Gjermani, statuja e Leninit është ende aty

Dikur e quanin “Moska e vogël” apo “Qyteti i ndaluar”. Ishte baza sovjetike e armatimeve më e madhe në Gjermaninë Lindore. E vendosur në thellësi të një pylli me pisha, statuja e Leninit është ende aty, duke “ruajtur” një godinë të vjetër, në të cilën, para sovjetikëve kanë jetuar dikur edhe Kajzeri Wilhelm II edhe nazistët.

Kompleksi ushtarak u braktis nga sovjetikët në vitin 1994, edhe pse Muri i Berlinit kishte rënë prej disa vitesh dhe Gjermania tashmë ishte e ribashkuar. Në gjithë Gjermaninë Lindore gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ishin vendosur 500 000 ushtarë sovjetikë, 40 000 vetëm në bazën e Wünsdorf. Ajo ishte edhe shtabi i përgjithshëm i tyre.

“Ishte e mbushur me shkolla dhe dyqane”, thotë për CNN guida Werner Borchert. “Kishte produkte sovjetike me shumicë, revista, gazeta, libra”. Gjithçka e rrethuar me një mur 17 kilometra të gjatë, vetëm një orë me makinë larg Berlinit.

Megjithatë, jeta në bazë kishte kufizimet e veta. Ushtarëve nuk u lejoheshin pushime, vizita nga të dashurat apo familjet”, thotë Borchert. Gjërat ndryshonin për oficerët e lartë, të cilët ishin të shoqëruar nga gratë dhe fëmijët. Ata stacionoheshin aty për një periudhë 12-vjeçare dhe jetonin në pjesën më luksoze të bazës, ku kishin pishina dhe teatër.

Baza ushtarake është përuruar në fillimet e shekullit XX dhe aty qëndruan fillimisht oficerët e lartë gjermanë gjatë Luftës së Parë Botërore. Më vonë, u shndërrua në kazino për nazistët. Ndërsa pas sovjetikëve, një vend i vetmuar ku adoleshentët gjermanë pinin alkool fshehurazi./a2/

Paradë me tanke në Wünsdorf

 

Paradë me tanke në Wünsdorf

Nazistët duke u stërvitur në bazë gjatë Luftës II Botërore

Libra ushtarakë sovjetikë

Baza e përdorur nga gjermanët në Luftën I Botërore

          

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 23:06

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.