BDI demanton: Nuk janë shkarkuar Kryetarët e degëve

BDI demanton: Nuk janë shkarkuar Kryetarët e degëve

Të nderuar, në vijim ua përcjellim deklaratën sqaruese të Sekretarit Organizativ të BDI, Artan Grubi, në lidhje me lajmin e pasaktë për shkarkimin e kryetarëve të degëve të BDI.
“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjërë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtaresisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI.
Rrjedhimisht, zgjodhëm kryesinë e re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, perfunduam riregjistrimin e anetarësise dhe hapi i rradhës është mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake.
Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI.
Asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, por janë shpallur zgjedhjet brendapartiake në përputhje me statutin partiak.
BDI është kompatibile me kohën dhe rrethanat, andaj gjithnje ka patur prurje të reja duke e mbajtur njëkohësisht trungun themelues të palëkundur dhe të qëndrueshëm.”
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:59
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.