BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën

BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Dr.Hekuran Duka, kanë shënuar fitoren e radhës në Dibër.

BDI për të dytën herë radhazi, brenda një periudhe më pak se 2 vjeçare ka arritur të mposhtë në garën për kreun e Komunës së Dibrës, oponentët e saj, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA.

Duka në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkon me një diferencë të konsiderueshme të numrit të votave në raport me kundër kandidatin e tij, me çka fitorja është gati se më se e sigurt.

BDI pas vdekjes së ish-kryetarit tanimë i ndjerë Ruzhdi Lata, me fitoren në këto zgjedhje, do të udhëheqë përsëri me këtë komunë, komunën e Dibrës.

Gjithashtu, edhe ne zgjedhjet për President të vendit, Koncepti për President Konsensual, i përkrahur nga BDI dhe Ali Ahmeti, ka korrur fitore bindëse kundrejt ASH-së dhe Levizjes BESA me kandidatin e tyre Blerim Rekën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 21, 2019 20:59
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.