BDI shpall fitoren e kandidatit të saj në Dibër

BDI shpall fitoren e kandidatit të saj në Dibër

Sipas informatave paraprake nga shtabi zgjedhor i Degës së BDI-së në Dibër, kandidati i kësaj partie, Hekuran Duka është ka fituar zgjedhjet. Raportohet se ai fitoi më shumë se 400 vota në zgjedhjet e sotme, përballë kandidatit Arben Agolli  nga Aleanca për Shqiptarët.

“Zyra ime do të jetë e hapur për të gjithë, pavarësisht nëse ju keni votuar apo jo për mua. Ne jemi të gjithë Dibër dhe ne të gjithë dëshirojmë të mirën për qytetin dhe komunën tonë. Unë premtoj se do të bëj çmos për të përmbushur të gjitha premtimet e mia për të zvogëluar migrimin e të rinjve dhe për ta kthyer Dibrën në një qytet evropian. Faleminderit të gjithëve për zemrën tuaj”, ka deklaruar tha Duka.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2017, Duka ishte pjesë e listës së kandidatëve të BDI-së dhe u zgjodh si këshilltar komunal.

Zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të komunës u zhvilluan në Dibër, për shkak të vdekjes së Rushdi Latës, i cili ndëroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 21, 2019 22:34
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.