BDI: Taravari nuk qetësohet, internon edhe tre administratorë të tjerë | DOKUMENT

BDI: Taravari nuk qetësohet, internon edhe tre administratorë të tjerë | DOKUMENT

“Vazhdon çmenduria politike dhe veprimi dikatorial i Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari”, kështu thuhet në fillim të reagimit të BDI-së në Gostivar, rreth denoncimit nga kjo parti e vendimit të Taravarit për të çuar në NP Komunalec edhe tre administratorë të tjerë, transferon Flaka. 

“Të hënën paralajmëroi në konfencë për shtyp që do të kthente të nesërmen dy administratorë të internuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”. Lëre që ky pohim i Taravarit nuk ndodhi dhe ishte vetëm deklaratë manipulative për opinion,  sot me datë 14 Shkurt – 2018, lëshon urdhërsa të reja me të cilat në mënyrë  diktatoriale dhe pa bazë ligjore jep urdhër që të internohen në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, edhe tre administratorë të tjerë”, qëndron në reagim.

Me valën e fundit të internimeve, vijon reagimi, arrinë në 20  numri i administratorëve të internuar për qëllime dhe inate politike.

“Kjo ndodh në kohën kur në administratën e Komunës së Gostivarit vazhdon të punësohen militantë partiak dhe numri ka tejkaluar shifrën prej 50 punësimeve.Sot në administratën e Komunës së Gostivarit zyrat shdënrrohen në shtabe partiake, nga ku zhvillohet politikë dhe jo punë që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve”, vijon kumtesa nga BDI – Gostivar.

Në mënyrë sistematike, vazhdon kumtesa, po bëhet spastrim i administratës komunale, me të vetmin qëllim që Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë duar e lira dhe të bëjnë punë largë syve të opinionit publik.

“Ftojmë institucionet kompetente dhe faktorin ndërkombëtar të reflektojnë dhe të sensibilizohet nga kjo qasje regresive dhe ç’njerëzore e Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari”, përfundon reagimi.

Pas reagimit nga dega e BDI-së në Gostivar, pritet prononcim rreth akuzave nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 14, 2018 22:39

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu